Skënderbeu zyrtarizon dhe Alitin

Siç pritej, korçarët kanë prezantuar dhe goditjen e radhës. Skënderbeu ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Fidan Aliti. Përmes faqes zyrtare, bardhekuqtë kanë bërë të ditur se klubi e ka mbyllur transferimin brenda orarit zyrtar të merkatos. Aliti së fundmi ka qenë pjesë e Slaven Belupo në Kroaci.

Klubi ka arritur të mbyllë në kohë dhe marrëveshjen me mbrojtësin shqiptar Fidan Aliti. 23 vjeçari i cili ka luajtur sezonin e fundit me Slaven Belupo në Kroaci ka firmosur kontratën me klubin dhe do i bashkohet nesër ekipit në stërvitje”, përfundon njoftimi i Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *