Skënderbeu zhvillon stërvitjen e fundit, siguri maksimale për ndeshjen

Skënderbeu ka zhvilluar sot në mbrëmje stërvitjen e fundit, para sfidës në program nesër në mbrëmje, kundër Dinamos së Kievit. Gjithçka sipas planeve, organizim perfekt dhe moral i lartë në skuadër.

Për nesër priten masa të rrepta sigurie, edhe pse nuk konsiderohet një ndeshje e rrezikshmërisë së lartë. Do të jenë 400 forca sigurie në stadium, për të garantuar mbarëvajtjen e një ndeshjeje ku frika kryesore është sjellja e grupimeve ultras, që mund të ketë në plan ndonjë provokim kundër Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *