Skënderbeu “vetëdorëzohet” në Beograd, sfumohet kualifikimi!

Duhet të ishte një ndeshje ku zemra mund të bënte më shumë diferencën se sa dëshira dhe aspekti tekniko-taktik, por për Skënderbeun ka qenë një mbrëmje me dy fytyra, ku në pjesën e parë kanë luajtur mjaft mirë, janë mbrojtur dhe, madje kanë rrezikuar edhe portën vendëse, por u desh një goditje dënimi e ekzekutuar mirë nga specialisti Tosiç për t’i dhënë avantazhin skuadrës bardhezi. Dhe, në pjesën e dytë, djemtë e Ilir Dajës kanë “mbetur” në dhomat e zhveshjes…

Lojë e vakët, pasime të gabuara, frikë në zotërimin e topit, shumë pasime mbrapa të portieri, sulmi i shkëputur nga pjesa tjetër me Souenë të izoluar dhe Jashanica që kryen të paktën tre gabime trashanike, në kooperim me Shehin, duke i dhënë kështu na pjatë të artë golin e dytë skuadrës serbe, me Tauamba. Lilaj vë në provë portierin Stojkoviç, që me reflekset e tij arrin të neutralizojë. Partizani ka shansin të mbyllë ndeshjen, por Jashanica shpëton gjithçka. Pas katër minutash shtesë, vjen edhe vërshëllima e arbitrit.

Skuadra e Dajës pëson një humbje që e lë me 2 pikë në grup dhe në vend të fundit, teksa tashmë do t’i duhet që në dy ndeshjet e radhës të fitojë dhe të shpresojë, për kualifikimin. Sidomos, nisur nga suksesi i Dinamo Kievit në Zvicër, përballë Jang Bojsit. Një sukses, ai i ukrainasve, që i dhuron kualifikimin dhe lë të hapur situatën në

E enjte, 2 nëntor 2017, UEFA Europa League, Faza e grupeve, Ndeshja e katërt, Stadiumi “Hum”

Partizani Beogradit  2

Skënderbeu      0

Shënues: Tosiç 39′, Tauamba 66′

Partizani Beogradit: Stojkoviç, Tauamba (Jovanoviç 88′), Vuliçeviç, Tosiç (Pantiç 82′), Jankoviç, Jevtoviç, Bilher, Miletiç 26, Mitroviç, Ozegoviç (Radin 74′), Miletiç 73. Trajner: Miroslav Xhukiç. Të gatshëm: Joviçiç, Iliç, Ostojiç, Antonov.

Skënderbeu: Shehi, Mici (Aliti 66′), Jashanica, Gavazaj (Nespor 68′), Muzaka, Taku (Sahiti 89′), Vangjeli, Radas, Xhejms, Lilaj, Soue. Trajner: Ilir Daja. Të gasthëm: Teqja, Nimaga, Shkodra, Osmani.

Kartonë të verdhë: Jevdoviç 44′, Tosiç 52′, MIletiç (nr.73) 71’/ Jashanica 65′

Gjyqtarë: C. Serro, J. Juste, R. Alonso, J. Rodriguez

EPISODET

5’ – Vangjeli jep shkëndijën e parë me një tentativë nga distanca, pret portieri vendas.

9’ – Tosiç tenton nga jashtë zone, pret Shehi i sigurt.

14’ – Tosiç provon sërish, vendimtare ndërhyrja e Shehit.

28’ – Nga një goditje dënimi, Miletiç 26 tenton goditjen me kokë, por Mici mbyll gjithçka duke çuar topin në këndore.

29’ – Mici kthen rrezikshëm topin te Shehi, me këtë të fundit që në tentativë për të larguar topin e përplas te një prej sulmuesve kundërshtar, me topin që shkon ngjitur me shtyllën.

34’ – Kombinime të bukura të serbëve, Jevtoviç godet nga jashtë zone, por Shehi pret i sigurt.

35’ – Kundërzbritje e shpejtë e Skënderbeut, Xhejms afrohet nga e djathta, por në momentin e fundit gabon në goditje.

39‘ – PARTIZANI I BEOGRADIT NË AVNTAZH  Tosiç ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi në hyrje të zonës së Skënderbeut.

43’ –  Rasti ideal për të barazuar. Skënderbeu humbet mundësinë për të barazuar me Vangjelin nga brenda zone godet, por portieri Stojkoviç ndalon në dy kohë.

55’ – Ozegoviç merr një top të bukur dhe e sheh veten të vetëm me Shehin, vendimtare ndërhyrja e Vangjelit që i largon mundësinë e shënimit në momentin e fundit.

61’ – Tauamba i lirë nga e djathta provon të shënojë me një parabolë, i jashtëzakonshëm Shehi me devijimin e tij. Nga këndorja sërish “gardiani” i Skënderbeut bëhet shpëtimtar.

66 ‘ – PARTIZANI BEOGRADIT SHËNON GOLIN E DYTË! Shehi pason tek Lilaj me këtë të fundit që gabon në mbajtjen e topit. Në tentativë për t’ia kthyer Shehit pas shpine i vjen Ozegoviç që i rrëmben topin dhe pason për te Tauamba që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të realizojë.

https://www.youtube.com/watch?v=jhGjlGIgr6E

75’ – Radas harkon nga një goditje dënimi, Lilaj i harruar nga mbrojtja godet me kokë, por bën një pritje fantastike portieri vendas, duk evituar golin

81’ – Bilher i rrëmben një top Jashanicës dhe futet në zonën e Skënderbeut, mbrojtësi kosovar korrigjon gabimin, duke i ndërhyrë në momentin e fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online