Skënderbeu tani rrezikon shumë, UEFA nuk i ndahet

0

UEFA kërkon 10 vite përjashtim për Skënderbeun, ky është thelbi i kërkesës së paraqitur para Komisionit të Etikës, Disiplinës dhe Kontrollit të UEFA-s.

Për të bërë pak qartësi: çështja është hapur nga Inspektori i UEFA-s Karl Dhont. Belgu përfaqëson UEFA-n në përballjen me Etikën, Disiplinën dhe Kontrollin, si dhe në përballjen me Komisionin e Apelit.

Nga ana tjetër, inspektori belg mund të ketë vepruar edhe i mbështetur nga UEFA, ose edhe në mënyrë të pavarur, për të hetuar në lidhje me Skënderbeun, duke bashkëpunuar me organe të tjera, apo edhe agjenci të tjera.

Kjo do të thotë se dënimi i Skënderbeut nuk është i sigurt, por nga ana tjetër klubi korçar rrezikon jo pak, sepse nuk dihet realisht çfarë do të paraqesë Dhont.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.