Skënderbeu sot ndaj Beshiktashit, më 18 janar ndaj Aktobes

Një tjetër ndeshje miqësore do të luajë Skënderbeu në Turqi, përveç atyre tre që ishin planifikuar më parë. Më 18 janar do luhet me kazakët e Aktobes dhe lajmi konfirmohet nga vetë klubi korçar në fazën zyrtare. Ndërkohë, erdhi momenti i miqësores së dytë për Skënderbeun, që do të përballet sot me Beshiktashin, ekipin më të mirë turk të momentit. Për trajnerin Daja dhe të tijtë është më shumë se një ndeshje testuese. Kjo ndeshje starton në orën 15:00 me orën tonë, ose në orën 17:00 me orën lokale. Miqësore e parë Skënderbeu e luajti ndaj Bursasporit dhe humbi 3-0, por ky rezultat nuk ishte aspak shqetësues, pasi stafi teknik ka si objektiv të shikojë gjendjen e të gjithë lojtarëve.

Ndeshja me Beshiktashin, që do të luhet në  “Gloria Sports Arena”, do të ndiqet nga afër edhe nga presidenti Ardjan Takaj. Në sezonin 2015-2016, këto dy ekipe u ndeshën në Europa League, ku turqit fituan 1-0 dhe 2-0. Këtë sezon Beshiktashi luan në Champions, ku e kaloi fazën e grupeve dhe do të ndeshet me Bajernin e Mynihut në fazën me eliminim. Në kampionat Beshiktashi ndodhet në vend të 4-t, 6 pikë larg kreut. Skënderbeu kryeson bindshëm Superligën pas 16 javëve të para dhe tifozët korçarë presin ta shijojnë këtë takim, duke shpresuar që këtë herë skuadra e tyre të bëjë një përfaqësim dinjitoz. kundërshtari.   

Katër miqësoret e Skënderbeut

Skënderbeu-Bursaspor      0-3            

Sot, ora 15:00

Beshiktash-Skënderbeu                

15 janar 2017

Skënderbeu-Vitorul Konstanca

18 janar

Skënderbeu-Aktobe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *