Skënderbeu, sa i pafat në fundin e aventurës europiane!

1

Në të ftohtin e Bernës, në një ndeshje ku pikët nuk kishin shumë vlerë për renditjen finale të grupit, Jang Bojs ka mundur Skënderbeun 2-1, në një ndeshje që në pjesën e parë ishte e fjetur dhe në të dytën u kthye në spektakël.

Skënderbeu luante pa asnjë sulmues, pasi edhe Xhejms që ishte në formë të plotë fizike, nuk mori vizën. Daja zgjodhi të riun Demte, i cili në debutimin e tij ndërkombëtar bëri figurë shumë të mirë, edhe pse vetëm 18 vjeç.

Pjesa tjetër e skuadrës ishte thuajse ajo e zakonshmja, duke përjashtuar të dëmtuarit Radas e Soue. Ndërkaq, Jang Bojs mendonte për kampionatin dhe la jashtë shumë titullarë.

Pjesa e parë nuk ofroi asgjë dhe Skënderbeu e mbajti ndeshjen në ritmin e ulët që dëshironte, por në të dytën ndeshja u ndez.

Gavazaj në minutën e 51-të shënoi golin e avantazhit për korcarët, pas rrëmujës së krijuar nga Demte, por 4 minuta më pas sulmuesi veteran Hoaro barazoi me kokë.

Më pas, raste pa fund, në të dy krahët, me dy skuadra që kërkonin fitoren dhe u ndeshën pa asnjë frikë, duke mos pasur as presionin e rezultatit. Më i kujdesshëm Skënderbeu, me të drejtë, por rastet për korçarët ishin të pastra, ashtu si për Jang Bojs.

Pas 4 minutave shtesë, një goditje këndi rezultoi fatale, sepse topi mbeti në zonë dhe fati ndihmoi Asalen, i cili shënoi golin e fitores. Në fund, një humbje, por edhe krenari për Skënderbeun, që meriton urimet më të ngrohta.

JANG BOJS 2-1 SKËNDERBEU

Shënues: Hoaro 54’, Asale 90’+5 / Gavazaj 51?

Jang Bojs: Volfli; Mbabu, Vythrih, Byrki, Jos; Shik, Aebisher (Bertone 71′), Ngamaleu; Teisheira; Nsame,Hoaro (Asale 82′).

Skënderbeu: Shehi; Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici; Muzaka (Taku 75′), Lilaj, Nimaga; Gavazaj, Sahiti (Osmani 68′), Demte.

Kartonë të verdhë: Ngamaleu 4?, Jos 16?, Hoaro  73’/ Aliti 32?, Demte 66?, Nimaga 90+4?

SHPËRNDAJE

1 KOMENT

  1. Ekipi i Skenderbeut shkoi jo i plote ne Svicer, dhe kjo per shkak te mospajisjes me vize te Xhejmsit, Skenderbeu duhet te protestoje ne Uefa dhe te marre fitoren ne tavoline sepse vajtja ne Svicer pa lojtarin Xhejms eshte vetem faj i qeolimshem i Swiss Made.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image