Skënderbeu, rikthimi i gardës së vjetër

9 fitore, 4 barazime dhe 13 humbje, 26 ndeshje në total në harkun e pesë viteve janë një arsye shumë e fortë për ta konsideruar Skënderbeun një skuadër të suksesshme në Europë. Një herë play-off i Europa League, një herë në Champions, grupet e Europa League dhe tani turi i tretë si një mundësi reale për të shkuar sërish në play-off. Mbrëmja kundër Kairatit nuk ka qenë më e madhja e Skënderbeut në Europë, por patjetër ka pasur brenda saj simbolikën.

Klubi sezonin e shkuar u dënua nga UEFA për të mos marrë pjesë në Champions, ndërkohë që ky vit kaloi mes frikës së një dënimi edhe nga ana e FSHF-së, që në fund u mjaftua me dënim të karakterit moral, pa cenuar vijueshmërinë e aktivitetit të klubit.

E parë në këtë këndvështrim, triumfi i së enjtes ishte mbi të gjitha i presidentit Takaj, i cili ka kaluar moment shumë të vështira – deri thirrje në prokurori – dhe i një grupi lojtarësh që prej kohësh të bashkua ndërtuan ciklin Skënderbeu. Shehi mbi të gjitha, Radas e Osmani që luajtën sikur të ishte ndeshja e jetës, Lilaj që u rikthye me gol, Nimaga që ka 4 vite aty, Muzaka me pasimin e golit të dytë dhe Plakun që kishte shënuar para 5 vitesh po për Skënderbeun në Champions.

Mbrëmja e së enjtes mund të konsiderohet rikthimi i gardës së vjetër.

Image may contain: 10 people, people standing and outdoor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *