Skënderbeu publikon mesazhet e atyre që punuan për dënimin: Eja të diskutojmë pagesën tani!

Skënderbeu ka marrë një nga dënimet më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë në Europë, duke iu hequr 10 vite pjesëmarrja nga kompeticionet si “Champions League” apo “Europa League” me akuzat për trukim.

Ndërkohë klubi korçar nuk pajtohet me këtë vendim, që po rëndon edhe në këtë sezon mbi skuadrën. Sigurisht që të jesh jashtë Europës është një motivim më pak për skuadrën dhe lojtarët në kampionatin shqiptar. Së fundmi, nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, korçarët kanë publikuar edhe disa mesazhe mbi njerëzit që punuan kundër Skënderbeut dhe presidentit Takaj. /Sport Ekspres/

Mesazhet

“Unë të thashë se do fitonim. Por ne duam edhe më shumë prova kundër Takajt. Kur mund të takohemi?

Kështu që, na siguro provat dhe ne do të ndihmojmë që ta “djegim” atë.

Çfarë? Unë nuk po flas më. Ose eja të diskutojmë për pagesën ose jo”.