Skënderbeu pret bonusin 100 mijë euro nga FSHF-ja

1

Katër sezone më parë, kur Kukësi kalonte tre ture në Europa League, “qeveria” e futbollit shqiptar e shpërblenter me 100 mijë euro. Tani radhën e kanë korçarët

Leonard Trebicka

Deri në këtë moment, nga të tre raundet që ka kaluar në Europa League, Skënderbeu ka arkëtuar 920 mijë euro, nga të cilat 100 mijë euro janë shpenzuar, për shkak të premiove që ka vendosur presidenti Ardjan Takaj. 50 mijë euro skuadra mori si shpërblim për kalimin e Kairatit. Po kaq, pra 50 mijë euro, ekipi bardhekuq mori për kalimin e Mladës. Tashmë e ka radhën Dinamo e Zagrebit, por ende shpërblimi nga presidenti Ardjan Takaj nuk është caktuar. Por klubi “Skënderbeu” pret që shumë shpejt të përfitojë edhe 100 mijë euro të tjera. Po nga do të vijnë këto mijëra euro? Në sezonin 2013-2014, kur Kukësi merrte pjesë në Europa League dhe kishte kaluar tre raunde, duke shkuar në “play-off”-in e Europa League, FSHF-ja i dha si bonus 100 mijë euro. Dhe tani e ka radhën Skënderbeu. Vetë presidenti Duka, që festoi kualifikimin e korçarëve në “Elbasan Arena” ndaj Mladës, duhet të caktojë edhe ai premion për Skënderbeun, qoftë edhe ajo shifër që caktoi për Kukësin disa vite më parë. Nuk është e shkruar diku, që FSHF-ja e ka për detyrë ta japë këtë shifër, kur skuadrat shqiptare shkojnë kaq larg, por thjesht duhet të ruajë standardin. Nuk mund të jenë klubet njëri i “nënës” dhe tjetri i “njerkës”. Në klubin “Skënderbeu” po presin fjalën e FSHF-së për shpërblimin, por deri dje nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi për këtë çështje. Ndoshta shumë shpejt presidenti Armando Duka do ta japë verdiktin e tij, pasi ky Skënderbeu po nderon jo vetëm Korçën, por gjithë Shqipërinë dhe futbollin shqiptar. Me pak fjalë, “topi” tani është në fushën e Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi 100 mijë euro shpërblim, që fitoi Kukësi, tani i do edhe Skënderbeu.
FITIMET – Skënderbeu ka në xhep tani 920 mijë euro, pasi ka shkuar deri në “play-off”-in e Europa League. Nëse e kalon edhe Dinamon e Zagrebit dhe futet në grupe, atëherë arkat e klubit korçar do të mbushen plot, pasi shtohen jo pak, por 2.6 milionë euro. Nëse llogarisim këtu edhe 920 mijë eurot tashmë të sigurta dhe bonusin e FSHF-së, atëherë Skënderbeu do të siguronte 3.6 milionë euro. E gjithë kjo ka të bëjë me objektivin e klubit bardhekuq, pasi jo më kot Takaj dhe drejtuesit e tjerë kërkojnë grupet. Nëse ndodh, skuadra e Dajës do të sjellë të ardhura “marramendëse” për futbollin shqiptar. Një shifër të tillë Skënderbeu e ka fituar edhe përpara dy sezonesh dhe tani është shumë pranë për herë të dytë. Skënderbeu i milionave po vjen sërish, por një “fjalë” e ka edhe FSHF-ja, që po mban në ankth korçarët.

Përfitimet e Skënderbeut deri tani
Pjesëmarrja në Europa League 215 mijë euro
Kalimi në turin e dytë 225 mijë euro
Kalimi në turin e tretë 235 mijë euro
Kalimi në turin e katërt 245 mijë euro
Totali: 920 mijë euro

SHPËRNDAJE

1 KOMENT

  1. SE MOS JA JEP DUKA APO RAMA SKENDERBEUT …. LEKET …. JA JEP FIFA NE SE SE KUPTONI EDHE KETE GJE TE THJESHTE JENI NAIVA …OSE NUK E DINI SI FUNKSIONON NE NDESHJET E KUALIFIKIMIT …. PRANDAJ KORCARET I MERITOJNE KETO DOLLARE DHE SJA JEP DUKA ..POR I KANE MERITUAR ME DJERSE …. MJAFT ME LAVDERRIME PER DUKEN PER FEDERATEN … CFARE I DHANE KAMPIONIT TE ATLETIKES SHKODRANIT KUR FITOI ….???? PO ATLETES TJETER QE ESHTE NE ANGLIE CFARE I DHANE … ..???? MINISTRI I SPORTIT NE SHQIPERI ESHTE NJE KERRIC .. NJE EGOIST QE SMENDON PER SPORTISTET E SHQIPERISE …. DHE RAMA BERI NJE SATADIUM 12 MIJE VENDESH .. DHE E PATE NE MAQENDONI KANE NJE SATDIUM 33 MIJE VETASH PER VETEN E VET ..RAMA DUKA I KANE BERE VILAT ME PISHINA DHE PER POPULLIN ……

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here