Skënderbeu përshëndet yllin e tij: Faleminderit për emocionet!

Ndarjet nuk janë asnjëherë të bukura. Por, në momentin kur rrugët marrin drejtime të ndryshme, minimumi që mund të bëhet është të tregosh… stil. Kjo nuk i mungoi Gledi Micit, që përpara se të firmoste me Shkëndijën përshëndeti Skënderbeun dhe tifozët korçarë.

Në të njëjtën mënyrë i’u përgjigj edhe klubi, me stil kampionësh dhe një deklaratë mallëngjyese. Në faqen zyrtare, Skënderbeu citonte fjalët e mbrojtësit të majtë dhe më pas shkruante: “Largimi yt me zemrën plot, është krenaria jonë më e madhe. Faleminderit kampion për të gjitha emocionet që ndave me ne!”.

Mici i dha fund aventurës 2-vjeçare te Skënderbeu, duke kërkuar aventurën jashtë Shqipërisë. Për dy sezonet e ardhshëm, mbrojtësi fierak do të mbrojë ngjyrat kuqezi të tetovarëve, ku titullit dhe Kupës të fituar në Shqipëri do të provojë ti shtojë të tjerë trofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *