Skënderbeu-Partizani: Nga arbitrat, problemet dhe… rreshtimi

Balta e Kupës i lë radhën Superiores. Gjithçka nis me Skënderbeu-Partizani, ndeshje që na kujton dhunën e takimit të parë në Korçë. Sigurisht pritet që gjithçka të shkojë korrekt sot dhe të flitet vetëm për atë që do të ndodhë në fushën e blertë. Shpresohet kështu të paktën. Takimi nis prej orës 17:00, ndërkohë që si zakonisht do të transmetohet në Supersport.

PROBLEMET– Korçarët mungesat i kanë disa. Dejvi Bregu, Fidan Aliti, Bruno Lulaj dhe Demte e kanë të pamundur të aktivizohet, kurse Blerim Krasniqi do ta nisë nga stoli. Nuk mund të rrezikohet me të. Nga ana tjetër, në kampin e kuq, dilema e madhe është Bruno Telushi. Vlonjati pësoi një dëmtim gjatë fazës përgatitore dhe është në dyshim për ta nisur nga fillimi.

Veç mungesave, shqetëson edhe gjendja e fushës së stadiumit “Skënderbeu”. Bora e ka mbuluar për disa ditë fushën dhe gjendja e saj nuk është optimale, çka do të kushtojë edhe ekipet në lojën e tyre.

FORMACIONET DHE ARBITRAT – Trajneri Shehi është më i kushtëzuari për shkak të mungesave. Ardit Hoxhaj zëvendëson Bregun, Guexh Demtenë, kurse Aliti Kaba Sambou. Pjesa tjetër plotësohet nga të zakonshmit. Edhe Gega nuk pritet të bëjë eksperimente. Lum Rexhepi, një nga afrimet e merkatos, pritet titullar në qendër të mbrojtjes.

Arbitrat janë një temë delikate dhe në një ndeshje të tillë duhen edhe gjyqtarë linje. Andi Koçi është kryesor, kurse asistentë të tij janë përzgjedhur Barushi dhe Lamaj. Pas portave do të qëndrojnë Klajdi Kola dhe Klodian Shahini.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19

E premte, më 25 janar, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Kaba Sambou, Abazi, Dita, Muzaka, Guexh, Gripshi, Hoxhaj, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ermal Barushi, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj; Gjyqtarë linje: Klajdi Kola, Klodian Shahini

Delegat: Besnik Çela

BILETAT – Çmimet janë standardet e vendosura nga klubi korçarë. Pavarësisht se luhet me ekipin kryesues, asnjë mbivlerësim apo tentativë për të përfituar sadopak. Çmimet variojnë nga 200 në 1000 lekë të reja.

ÇMIMET E BILETAVE
Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë
Tribuna A, B – 400 Lekë
Tribuna C – 300 Lekë
Tribuna E, D – 200 Lekë
SHITJA:
Biletat kanë dalë në shitje dhe mund t’i blini pranë biletarisë tek stadiumi “Skënderbeu”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *