Skënderbeu-Partizani, barazim në… gjoba

0

Të shtunën Skënderbeu fitoi bindshëm ndaj Partizanit, por jashtë fushe nuk është superior. Në fakt, është një garë ku nuk është për të festuar, ajo e gjobave, sepse të dy klubet janë dënuar me nga 2 milionë lek (të vjetra), pas ngjarjeve të së shtunës. Nga sa u pa dhe raportua, tifozët e Partizanit shkaktuan jo pak probleme në Korçë, duke prishur rrethimin që ndante fushën nga tribunat, ndërsa nuk munguan as lëndët plasëse e stolat e thyer, por me sa duket edhe tifozët korçarë nuk kanë qenë shembullorë në sjellje, përderisa Skënderbeu është gjobitur kaq rëndë.

Një gur që goditi pranë syrit Asion Dajën, hedhur nga tribuna ballore e stadiumit Gjorgji Kyçyku, i ka kushtuar 1 milion lek Pogradecit, që gjithashtu dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve me dyer të mbyllura.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

  1. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese e duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës së lojës, në bazë të Nenit 66/1 te KDS, dënohet me gjobe ne masën 200,000 (dyqind mije) Leke dhe në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se ne rast përsëritje të shkeljes të përshkallëzohen dënimet disiplinore.
  2. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese e duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës së lojës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200,000 (dyqind mije) Leke dhe në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se ne rast përsëritje të shkeljes të përshkallëzohen dënimet disiplinore.
  3. K.F Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3b) të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) leke dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 136/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  4. K.F Naftëtari, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur kore ofenduese, do të përshkallëzohen masat disiplinore.
  5. F.K. Tomorri, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur kore ofenduese, do të përshkallëzohen masat disiplinore.
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image