Skënderbeu, “pa shpatë” në Kupë!

0

Ka te pakten pese vjet, ky eshte viti i gjashte dhe gjerat kane ndryshuar disi, qe dominon kampionatin shqiptar, duke fituar pese tituj radhazi dhe duke kryesuar edhe kete edicion +2 pike nga Partizani kur kane mbetur edhe gjashte jave deri ne fund… Ne Europe, sakaq, veren qe shkoi, shkruajti nder historite me te bukura te futbollit shqiptar, pas arritjes se Europianit me kombetaren, sigurisht, qe eshte pika kulminante e sportit ne vendin tone. Kampionet kaluan dy ture te Champions dhe, te eliminuar tek plejofi ndaj Dinamo Zagrebit, u kualifikuan ne grupet e Europa League, duke e mbyllur me nje fitore, ate historike ndaj Sporting Lisbones… Pra, eksperienca e pare, jo edhe aq negative ne kete kompeticon, ku kurre me pare nje ekip shqiptar s’kishte guxuar te shkonte. Por, sot duhet te flasim edhe per disa faqe bosh ne historine e ketij klubi… Pikerisht keshtu. Jane faqet e Kupes se Shqiperise, qe gjithesesi eshte trofe dhe konsiderohet gjithashtu si nje pasuri per nje skuader qe dominon dhe eshte me e mira ne vend, pa asnje diskutim. Asnje Kupe te ngritur qe ne kohen e themelimit dhe kater finale te humbura ( 1958, 1964–65, 1975–76, 2011–12)… E nese tre te parat behet fjale per vitet kur modernizimi i futbollit dhe investimet ishin thjesht nje utopi, finalja e perpara kater vjetesh eshte e fundit ne rend kronologjik. Finalja e luajtur ne “Qemal Stafa” kunder Tiranes do te vendosej nga nje gol i Bekim Balajt ne minuten e 107-te… Ne keto kater vjet, asnje finale tjeter te luajtur dhe e eliminuar sistematikisht ne 2012-2013 nga Bylisi ne gjysmefinale, ne 2013-2014 nga Flamurtari po ne gjysmefinale, ne 2014-2015 nga Kukesi serish ne gjysmefinale dhe sivjet nga Laçi… Pra, gjysmefinalja mbetet edhe pengesa e fundit, qe eshte kaluar vetem kater here ne historine e bardhekuqeve. Shume pak, per nje ekip qe ka shkruar nje liber me arritjet e tij, por qe ka lene ne mes faqe bosh, ato faqe qe ndoshta per drejtuesit jane “thjesht rutine”, po per tifozet jane nje lavdi me shume!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here