Skënderbeu pa Europë, ‘festë’ për Kukësin e Partizanin!

KAS ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga UEFA për përjashtimin e Skënderbeut nga kupat e Europës, duke i mbyllur derën për këtë edicion në kompeticionet europiane, në pritje të gjyqit. Skënderbeu kërkonte pezullim të dënimit në pritje të përballjes me UEFA-n në gjyq, por CAS ka refuzuar.

Në këtë mënyrë Kukësi dhe Partizani ‘fërkojnë duart’ dhe në një farë mënyrë buzëqeshin. Verilindorët u renditën të dytët në klasifikim e përgjithshëm dhe në këtë mënyrë do të jenë ata pjesëmarrësit në Champions League.

Kukësi e kishte të sigurt pjesëmarrjen në Europa League, por pjesëmarrja në Champions do t’i sjellë më shumë shanse kuksianëve për të kaluar sa më shumë ture, gjithashtu dhe më shumë të ardhura financiare. Te Partizani duhet të jenë akoma dhe më të lumtur, pasi do të marrin pjesë në Europa League.

‘Demat’ u renditën të pestit në klasifikim, megjithatë Laçi u rendit i katërti dhe u ndesh në finalen e Kupës së Shqipërisë me korçarët, duke mundësuar që dhe vendi i pestë të marrë pjesë në Europë. Pjesëmarrja në Europa League për “të kuqtë” mund të konsiderohet si shpëtimi i sezonit nga dështimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *