Skënderbeu nuk lodhet shumë, tani pret rivalët

0

Pritej fitorja, ajo erdhi, pritej pak lodhje dhe ashtu ndodhi: Skënderbeu ka mundur sot 3-0 Korabin, në një ndeshje pa histori, pasi diferencat mes dy skuadrat janë tepër të mëdha.

Korçarët shpresojnë ende te titulli dhe sot nuk mund të gabonin, edhe pse luanin me dyer të mbyllura, ndaj një Korabi të rënë dhe pa trajner, pasi Gerd Haxhiu është larguar sërish dhe tashmë në mënyrë përfundimtare.

Jashanica zhbllokoi që në fillim ndeshjen dhe më pas ishte si një stërvitore, me kampionët që pritën qetësisht rastin për të mbyllur takimin. Në pjesën e dytë, në pak minuta erdhën dy gola nga Salihi e Nimaga. Gjithçka e thjeshtë, tashmë mendja te ndeshjet e Kukësit dhe Partizanit, duke shpresuan që ata të ndalen sot e nesër.

KATEGORIA SUPERIORE, Java e 29-të

 

Skënderbeu – Korabi           3-0

Golat: Jashanica 10′, Salihi 62′, Nimaga 64′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Gavazaj, Predesku, Nimaga, Muzaka (Malaj 78′), Xhejms (Gripshi 65′), Latifi (Plaku 70′), Salihi

Trajner: Ilir Daja

Korabi: En. Prençi, El. Prençi, Kaja, Shabani, Arifaj, Mziu, Zefi, Gavazaj, Çangu (Marinaj 55′), Peposhi (Ivani 78′), Hoxhaj (Murrja 60′)

Trajner: Ermal Nexhipi

Kartonë të verdhë: Radas 78′ / Mziu 77′

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here