Skënderbeu nis të lëvizë, zyrtarizimi i parë te korçarët

0

Skënderbeu ka bërë lëvizjen e parë zyrtare në merkato. Korçarët kanë nënshkruar me anësorin e krahut të djathtë, Elmir Asanin, për tre vite. Futbollisti 23-vjeçar, i cili është aktivizuar në Serbi me Vojvodinën dhe Zemunin, do të provojë eksperiencën e tij të parë në Shqipëri. Sot ai ka luajtur me korçarët në miqësore kundër Bylisit, madje ka arritur edhe të shënojë gol. Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i marrëveshjes me të.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT – Elmir Asani prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Asani u bashkua ditën e djeshme me ekipin në ‘Tropikal Resort’ ku është prezantuar me grupin dhe stafin teknik. Mesfushori u aktivizua ditën e sotme në miqësoren ndaj Fk Bylis ku zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive si dhe shënoi golin e parë të sfidës.

Pas testit miqësor, Asani së bashku me presidentin Ardjan Takaj kanë firmosur kontratën që e lidh 23-vjeçarin për 3 vitet e ardhshme me klubin tonë. Asani luan në krahun e djathtë të mesfushës ndërkohë që në karrierën e tij ka luajtur për Vojvodina, FK Zemun dhe Vozdovac në Superligën Serbe ku është aktivizuar në total 62 ndeshje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.