Skënderbeu në testin madhor, 8 ndeshje në 24 ditë dhe përballje me tre rivalët kryesorë

0

Skënderbeu mbylli fazën e parë me shifra rekord, teksa kryeson i vetëm pas 9 ndeshjeve të luajtura, ku ka marrë 25 pikë. Dy pikë i mungojnë skuadrës së Dajës. Fazën e parë Skënderbeu luajti 6 ndeshje në shtëpi dhe vetëm 3 në transfertë. Dhe fazën e dytë do të thotë që për Skënderbeun do të jetë “malore”, sepse 6 nga 9 ndeshje do t’i luajë në transfertë. Deri në fund të këtij viti do të luhen 7 javë të fazës së dytë, ndërkohë që dy ndeshjet e fundit të kësaj faze janë shtyrë për vitin 2018. Deri në fund të këtij viti skuadra e Dajës do të luajë tri ndeshje në shtëpi, ku do të presë Kamzën, Kukësin dhe Teutën, ndërsa transfertat nisin në Vlorë dhe vazhdojnë me Partizanin në kryeqytet, me Laçin dhe Lushnjën. Dy ndeshjet e tjera të fazës së dytë Skënderbeu do t’i luajë në janar, në Gjirokastër dhe më pas në Shkodër. Ky është kalendari i Skënderbeut për fazën e dytë, një “malore” e vërtet, por korçarët kanë treguar se nuk e kanë problem ku luajnë, në shtëpi apo në transfertë. Katër javët e para janë shumë të vështira, pasi Skënderbeu luan jashtë me Flamurtarin dhe Partizanin, ndërkohë që pret Kukësin dhe Kamzën.

Duke shtuar edhe Europa League dhe Kupën e Shqipërisë, kalendari bëhet sfilitës, sidomos deri në mesin e dhjetorit. Duke nisur nga ndeshja kundër Flamurtarit, Skënderbeu do të luajë 8 ndeshje në 24 ditë!

KALENDARI i fazës së dytë në Superiore

15 nëntor 2017 Flamurtari-Skënderbeu

19 nëntor 2017 Skënderbeu-Kamza

27 nëntor 2017 Partizani-Skënderbeu

03 dhjetor 2017 Skënderbeu-Kukësi

10 dhjetor 2017 Laçi-Skënderbeu

16 dhjetor 2017 Lushnja-Skënderbeu

20 dhjetor 2017 Skënderbeu-Teuta

20 janar 2018 Luftëtari-Skënderbeu

27 janar 2018    Vllaznia-Skënderbeu

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image