Skënderbeu në sh.a, Takaj merr 75% te aksioneve!

0

 

Pritet vetëm miratimi i gjykatës. “Bosi” i kampionëve e ka marrë seriozisht me Skënderbeun, duke besuar që nesër të ngrejë një klub të madh

Ditët e fundit të vitit që lamë pas, “Sport Ekspres” zbuloi lajmin për krijimin e sh.a-së së re të klubit “Skënderbeu”. Deri dje, si presidenti Agim Zeqo, i cili qëndroi dy vjet në krye të ekipit, ashtu edhe presidenti aktual Ardjan Takaj, kanë qenë thjesht donatorë, pasi klubi nuk ka qenë sh.a. Javën që shkoi Takaj për dy ditë me radhë ishte në qytetin juglindor për të arritur diçka shumë të rëndësishme për klubin kampion. Shumë shpejt (pasi të merret edhe “ok”-i nga gjykata), presidenti Ardjan Takaj do të ketë 75% të aksioneve, ndërsa bashkia do të ketë 25% të saj. Sigurisht që një gjë e tillë është bërë me miratimin e kryesisë së klubit “Skënderbeu”, që përbëhet nga 7 anëtarë dhe të gjithë kanë dhënë “ok”-in për këtë sh.a të re.

Gjykata pritet ta miratojë pas disa ditësh kalimin në sh.a dhe kjo do të thotë se në klubin “Skënderbeu” do të ketë investime gjigante, duke nisur nga stadiumi i ri, që pritet të fillojë të ndërtohet në muajin maj. Po ashtu, edhe terrenet rreth stadiumit do të jenë model dhe në shërbim të akademisë, që tashmë ka ngritur presidenti Ardjan Takaj. Investimet e këtij të fundit deri tani kanë qenë të mëdha, por në të ardhmen do të jenë më të mëdha, me synimin e vetëm që klubi korçar të jetë vërtet një klub europian.

 takaj

Anëtarët e kryesisë së klubit

1.Agim  Zeqo

2.Spiro Bardhi

3.Arlind Boshku

4.Gjergji Mero

5.Perikli Karavella

6.Ilir Bajlozi

7.Elmaz Take

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image