Skënderbeu në rrugën e duhur, kjo lëvizje është super

0

Në Korçë po mendojnë për sezonin e ri futbollistik dhe deri më tani drejtuesit e klubi kanë arritur të bindin disa prej titullarëve të qëndrojnë në skuadër. Me shumë gjasa edhe Tefik Osmani do të mbetet pjesë e Skënderbeut, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për një marrëveshje të re me shtatlartin e qendrës së mbrojtjes.

Për trajnerin Orges Shehi lajm i mirë është fakti që Dejvi Bregu do të luajë me Skënderbeun sezonin e ardhshëm. Me shumë mundësi nuk do të largohet as në janar, për shkak se luajti në Europë me Luftëtarin. Anësori vlonjat padyshim mund të konsiderohet lëvizja më e mirë në merkato e korçarëve. 

Sot pritet që Bregu të vihet nën urdhrat e stafit teknik dhe të vazhdojë përgatitjet me skuadrën e tij të re. Sulmuesi anësor, autor i 9 golave vjet në kampionat, në të shkuarën ka luajtur në elitë me Flamurtarin, klub ku edhe është formuar si lojtar. Dëshira e tij më e madhe është që të transferohet jashtë vendit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.