Skënderbeu, në FSHF për refuzimin e arbitrit të huaj

0

Kukësi-Skënderbeu është ndeshja finale e titullit kampion dhe, për të qenë sa më të qetë, korçarët kërkuar që gjyqtarët të jenë të huaj. Një vendim i tillë pritej në fakt, duke parë atë që po ndodh javë pas jave në futbollin shqiptar me gjykimin. Duke parë edhe rëndësinë e ndeshjes, klubi korçar bëri zyrtarisht kërkesën përkatëse pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, por, kur pritej të mësohej nga cili shtet do të ishin gjyqtarët, nga institucioni që drejton futbollin në vend, ka ardhur refuzimi. Diçka e çuditshme, sepse drejtuesit e Skënderbeut shprehen se e kanë bërë kërkesën e tyre sipas të gjitha rregullave dhe në kohën e duhur.

Vendimi i FSHF-së i ka çuditur të gjithë në kampion korçar dhe, nga sa mësohet, drejtuesit më të lartë të klubit do të jenë sot në zyrat e saj për të mësuar me hollësi se çfarë ka që nuk shkon. Klubi kampion ishte gati për të bërë pagesën përkatëse, duke qenë se është ai që e kërkon gjykimin e ndeshjes nga gjyqtarë të huaj, por tashmë situata ka mbetur pezull, për shkak të refuzimit të FSHF-së. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë ndryshim të vendimit apo në Kukës do të gjykojnë sërish “bilbila” shqiptarë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here