Skënderbeu në finale, tani Vllaznia e Luftëtari ëndërrojnë

0

Shpresa e skuadrave që luftojnë për vendin e katërt në Superiore, duke nisur nga Vllaznia e Luftëtari, që duken një hap mbi të tjerat, ishte që Skënderbeu të fitojë kupën.

Pengesë serioze ishte Teuta, që në Korçë bëri një ndeshje shumë të mirë, por dje u dorëzua në shtëpi para kampionëve, tepër të fortë e me eksperiencë.

Tashmë finalja do të jetë Skënderbeu-Tirana dhe sfida do të luhet pas përfundimit të kampionatit, një lajm i mirë në fakt për ndershmërinë e kampionatit.

Kjo për faktin se Vllaznia e Luftëtari, por edhe skuadrat poshtë tyre, do të luftojnë deri në javën e fundit, sepse ai vend i katërt nuk do të jetë simbolik, nëse fiton Skënderbeu kupën.

Korçarët nuk e kanë fituar kurrë trofeun, por kurrë nuk kanë qenë kaq favoritë ndaj kësaj Tirane, që i ka mundur në dy finalet e fundit që janë ndeshur.

Në bazë të rregullores, nëse Skënderbeu fiton kupën, vendi i katërt shkon në Europë, ndërsa Tirana digjet (finalisti humbës nuk ka më asnjë shans Europe, edhe sikur fituesi i kupës të fitojë edhe titullin kampion), ndaj është e detyruar të fitojë vetë trofeun, ose të bëjë mrekullinë dhe të kapë vetë vendin e katërt.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image