Skënderbeu në Beograd, polici private dhe siguri maksimale

Ashtu si Shqipëria para tre vitesh, pritja e Skënderbeut në Beograd ishte sërish nën masa të rrepta sigurie. Megjithatë, këtë herë mungonin forcat ushtarake, shenjë se këtë radhë do të jetë një klimë më e qetë.

Bashkë me ekipin udhëtuan drejt Beogradit edhe 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit, për të bërë më të sigurt qëndrimin e ekipit korcar në kryeqytetin e Serbisë, por sot do të udhëtojnë edhe persona të tjerë të sektorit të sigurisë private.

Në aeroport u vunë re forca të shumta policore, ndërsa ekipi u shoqërua drejt hotelit gjatë gjithë rrugës nga policia vendase. Skuadra është akomoduar në hotelin “Crown Plaza”, gjithashtu i rrethuar me forca të shumta policie, raporton Supersport. Për ndeshjen e së enjtes janë instaluar 90 kamera sigurie dhe janë angazhuar 700 policë që do të ruajnë rendin dhe do të ofrojnë sigurinë në stadium, ndërsa klubi i Partizanit u ka bërë disa herë thirrje tifozerisë së tij, që të evitojnë koret raciste dhe të respektojnë kundërshërshtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *