Skënderbeu mposht Teutën me goleadë, sulmi korçar tregon “dhëmbët” para takimit me Partizanin

Skënderbeu ka treguar një formë të mirë ditën e sotme, ku ka vijuar të ruajë ritmin e ndeshjes së shkuar ndaj Besëlidhjes. Korçarët kanë mposhtur bindshëm Teutën në takimin miqësor që u luajt ditën e sotme në “Tropical Resort”. Ndeshja përfundoi në shifrat 4-1, teksa sulmi e ka lënë të kënaqur Ilir Dajën.

Rjetën e kanë gjetur të tre sulmuesit e skuadrës, Krasniqi, Gripshi si dhe Bregu, i cili realizoi dy prej golave të ndeshjes. Kështu Daja ka marrë sinjale pozitive në dy takimet e fundit miqësore, duke qenë në këtë mënyrë më i qetë përpara përballjes së radhës, që do të jetë ndaj Partizanit në Superiore. Ndërkohë, juglondorët do të drejtohen drejt Korçës ditën e nesërme, nga ku do të përgatisin edhe takimin me kampionët në fuqi të vendit./Sport Ekspres/