Skënderbeu mohon afrimin nga Kosova, pret sulmues me emër

Çdo ditë ka lajme të ndryshme për përforcimet e Skënderbeut, por kuptohet që nuk janë zyrtare. Dje është mësuar lajmi se kosovari Shend Kelmendi do të bashkohet me korçarët. Ishte gazeta “Olle” që e publikoi këtë lajm, por në klubin kuqebardhë janë shprehur se nuk kanë dijeni për një fakt të tillë.

Menaxheri i përgjithshëm i Skënderbeut, Gerhard Takaj, i cili merret direkt me merkaton e korçarëve, u shpreh shkurt: “Jo, nuk ka gjë të vërtetë në lidhje me këtë lajm”.

Në fakt, Skënderbeu është ende në kërkim lojtarëve të tjerë, veçanërisht të një sulmuesi, i cili duhet të jetë me nivel të lartë dhe kuptohet që do të kushtojë. Deri dje në mbrëmje nuk ka pasur gjë në këtë drejtim dhe drejtuesit e Skënderbeut janë shprehur se po punojnë për të bërë goditjen e madhe.

Synimi është që të gjendet një sulmues cilësor, me CV të rëndësishme, ndaj edhe te Skënderbeu kanë pritur gjatë, duke mos rrezikuar, duke qenë se merkatoja është hapur edhe për disa javë. Shpresa ishte që të gjendej një sulmues për ndeshjet kundër Mladas, por koha e paktë deri të enjten e ardhshme e bën të vështirë realizimin e misionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *