Skënderbeu, mjafton fitorja me Partizanin për titullin…

0
Lojtaret e Skenderbeut, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Kukesi, 3-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu, ne Korce. /r/n/r/nSkenderbeu's players celebrate scoring during the Albanian Super League football match Skenderbeu vs Kukesi, 3-1 at the Skenderbeu stadium in Korca.

 

 

Korçarët bëjnë llogaritë. Edhe nëse humbin në Durrës dhe Vlorë, suksesi arrihet me suksesin në shtëpi ndaj rivalit direkt, që tashmë është 4 pikë pas

 

Leonard Trebicka

 

Skuadra e 5 titujve radhazi është pranë një rekordi të ri. Skënderbeu, 4 pikë para Partizanit 3 javë nga fundit, mund të themi se është 80% pranë titullit të 6-të radhazi. Të mërkurën kampionët morën një tjetër “dhuratë” nga Tirana, që ka ndalur Partizanin në derbin e kryeqytetit. Diferenca tashmë është e mjaftueshme për djemtë e Josës, të cilët duhet të administrojnë 270 minutat e fundit me kujdes dhe qetësi. Tashmë janë më komodë, aq më tepër që Partizani vjen në Korçë. Skënderbeu është një hap larg titullit, që e meriton, pasi ka kryesuar në pjesën më të madhe të kampionatit. Aktualisht ka 75 pikë, 3 pikë më shumë se një vit më parë. 24 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje janë tregues të denjë për nj ekip kampion, që shënon edhe një rekord sa u takon golave të shënuar, plot 70 gola, me një mesatare prej 2.1 golash për ndeshje, ndërkohë që janë pësuar 25 gola. Një sezon më parë, në këtë periudhë, skuadra e Josës kishte shënuar 54 gola dhe kishte pësuar 18. Këtë sezon sulmi i korçarëve ka qenë një makineri golash me Hamdi Salihin në krye, autor i 27 golave, pra 38% të golave në total të skuadrës.

LLOGARITË – Në Korçë, pas hapit të gabuar të Partizanit, kanë filluar të bëjnë llogaritë e titullit me laps. Dhe në fakt është e lehtë; mjafton vetëm një fitore me Partizanin dhe gjithçka mbyllet. Edhe nëse Skënderbeu humb këtë javë në Durrës apo dhe javën e fundit të kampionatit në Vlorë, mund ta fitojë titullin, duke mposhtur Partizanin. Nëse Skënderbeu fiton në Durrës, i duhet vetëm një pikë me Partizanin për t’u shpallur sërish kampion. Pra, në këtë rast duhen 4 pikë. Janë 9 pikë në lojë dhe, nëse Skënderbeu humb me Partizanin, duhet të fitojë me Teutën këtë javë dhe me Flamurtarin në Vlorë. Shanset janë të mëdha, që titulli kampion të mbetet në Korçë dhe verdikti final është çështje ditësh. Pas barazimit në derbi Partizani mund të ketë pasoja, por korçarët nuk bazohen këtu. Ata duan ta zgjidhin çështjen e titullit me një tjetër fitore në shtëpinë e tyre ndaj të kuqve. Trajneri Josa dhe të tijtë janë vetëm 3 pikë larg, por në kampin bardhekuq qëndrojnë me “këmbë në tokë”.

DERBI – Pas fitores së thellë 6-1 ndaj Laçit, e gjithë vëmendja në qytetin juglindor ishte te derbi. Madje, qindra lokale ishin mbushur plot për të ndjekur këtë ndeshje, fundi i së cilës ka sjellë entuziazëm, pas ndalesës së Partizanit. Të gjithë në Korçë mendojnë se çështja e titullit kampion është e mbyllur, edhe pse janë edhe 3 ndeshje për t’u luajtur. Askush nuk mendon se Skënderbeu do të lëshojë apo tolerojë në këto 3 ndeshje. Tifozët korçarë janë duke pritur me ankth momentin final, atë të kurorëzimit me titullin e 6-të radhazi, një rekord absolut ky për futbollin shqiptar. Duhen edhe 10 ditë, por që pas derbit emocionet janë shtuar ndjeshëm.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image