Skënderbeu, miqësore me Beshiktashin në Turqi

Skënderbeu do të stërvitet për dy javë në Antalia Turqisë, vendi i zgjedhur nga drejtuesit e tij për zhvillimin e fazës përgatitore dimërore. Nga burime pranë klubit korçar mësohet se skuadra do të udhëtojë drejt Turqisë ditët e para të janarit dhe do të qëndrojë aty për dy javë. Koha është e shkurtër në fakt, sepse më 20 janar rinisin ndeshjet e kampionatit, por për këto dy javë korçarët kanë menduar se është më mirë të stërviten në Antalia, ku kanë planifikuar të luajnë edhe tri miqësore. E para është zyrtarizuar tashmë dhe do të zhvillohet ndaj Beshiktashit, një kundërshtari të njohur nga dy vjet më parë, kur Skënderbeu e kishte në grupet e Europa League. Po ashtu, në Turqi Skënderbeu do të zhvillojë edhe dy miqësore të tjera, por emrat e kundërshtarëve nuk janë përcaktuar ende. Me shumë mundësi, do të jenë skuadra nga kampionate të huaja, që gjithashtu zhvillojnë fazën përgatitore në Turqi. Gjatë kësaj periudhe dyjavore në Antalia pritet që drejtuesit e Skënderbeut të kryejnë edhe lëvizjet në merkaton e dimrit, ku ata që do të vijnë, do të kenë mundësi të testohen në ndeshje nga trajneri Ilir Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *