Skënderbeu mendon për tifozët, ul çmimin e biletave

Skënderbeu-Tirana luhet të premten prej orës 18:00, ndërkohë që klubi korçar ka dalë me njoftim në lidhje me biletat e kësaj përballjeje. Ndryshe nga takimi i zhvilluar fazën e parë, këtë herë luhet me praninë e publikut. Sa i takon çmimit të biletave, ato variojnë nga 100 lekë në 1000 lekë. Ka një ulje të çmimit, përveç atyre në tribunën Gold.

NJOFTIMI  – Ditën e premte, ora 18:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’ luhet takimi i javës së 23-të ndaj KF Tirana. Ju njoftojmë se prej ditës së djeshme kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes, të cilat mund t’i blini në pikat:
– Pika e shitjes (20 metra poshtë dyqanit Vodafone) pranë stadiumit
– Stadiumi ‘Skënderbeu’ (ditën e ndeshjes)

Çmimet e biletave janë si më poshtë:
-Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë
-Tribuna A, B – 300 Lekë
-Tribuna C – 200 Lekë
-Tribuna E, D – 100 Lekë
-Tribuna (Miqtë) – 200 Lekë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *