Skënderbeu na nderon në Europë

Skënderbeu na nderon në arenën ndërkombëtare. Klubi korçar ia ka dalë mbanë të heqë qafe pa lodhje San Zhulian e Andorrës, mision i lehtë realisht, por fatin në short Skënderbeu e ka merituar, me rezultate.

5-0 ndaj San Zhulias, stërvitje para Kairat Almatit, lojë e gola, zhbllokim për sulmuesin Vujoviç, gola edhe nga Latifi. Më mirë se kaq, nuk ka ku të shkojë.

Tani duhet parë nëse Skënderbeu i Dajës është vërtet i aftë të kthehet në nivelet që ka pasur Skënderbeu vitet e fundit: Kairati është tjetër gjë, ka yje në ekip, por Skënderbeu nuk është amator.

E enjte, ora 20.30, Estadi Comunal – Andorra la Vella

Turi i parë kualifikues, ndeshja e kthimit
UE SANTA JULIA – SKËNDERBEU   0-5
Shënues: Vujoviç 2′, Xhejms Adeniji 38′, Latifi 79′, 90’+3, Vangjeli 90’+1,
GOLAT
2′ GOL SKËNDERBEU Sulm i shpejtë i korçarëve, kros në zonë, portieri vendas nuk e zotëron topin, që përfundon në rrjetë. Vujoviç merr autorësinë e golit.
37′ GOL SKËNDERBEU Goditje dënimi nga e majta e sulmit korçar. Radas kroson në zonë, në shtyllën e dytë Xhejms është krejtësisht i vetmuar dhe me kokë shënon me lehtësi.
79′ GOL SKËNDERBEU Furia e sulmeve korçare sa vje e shtohet. Mbrojtësi vendas Brito shënon në portën e vet, për të evituar golin e Latifit. UEFA pas ndeshjes ia akordon golin Latifit.
90’+1 GOL SKËNDERBEU Rrëmujë në zonën e San Zhulias, Vangjeli prek i fundit topin, që shkon në rrjetë.
90’+3 GOL SKËNDERBEU Latifi e kërkoi golin gjithë ndeshjen, aq sa iu kthye në fiksim në fund, por ia doli mbanë në shtesë.
EPISODET
9′ Sulm me shumë stacione nga San Zhulia. Nga jashtë zone, Joze Vijanueva godet me të majtën, një trajektore e bukur, që përfundon paksa mbi traversë. Rrezikon skuadra nga Andorra.
13′ Sulm nga e majta e Skënderbeut, portieri vendas devijon një gjuajtje, Gavazaj është i vetëm me portën, por gjuan shumë keq dhe jashtë. E pafalshme!
31′ Lilaj fiton një faull në kufirin e zonës së rreptësisë. Pozicion perfekt, por gjuajtja nga Radas përplaset në barrikadë dhe devijohet në goditje nga këndi.
41′ Një përplasje në mesin e fushës, pa top, bën që Rodriguez Firpo dhe Vujoviç të ndëshkohen me kartonë të verdhë.
45′ Mbyllet pjesa e parë. Dominim total i Skënderbeut,që nuk është se u sforcua shumë. Diferenca të mëdha, San Zhulia na i fali dy golat…
60′ Pas shumë minutash të qeta, Latifi i shkon shumë pranë golit të tretë, por gjuajtja e tij bllokohet dhe prodhon vetëm një goditje nga këndi.
69′ Tani Latifi e ka personale me portën kundërshtare. Sërish pranë golit, sërish nuk ia del të shënojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *