Skënderbeu mbetet Skënderbeu, Takaj heq dorë nga plani Dinamo?

Prej ditësh është bërë publik interesi i Ardian Takajt për të blerë Dinamon, për të vijuar projektin europian për sa kohë Skënderbeu është jashtë Europe.

Një projekt absurd, pasi Dinamo do të luante në Korçë dhe do të konsiderohej si vazhdues i misionit të Skënderbeut, pikërisht klubit që ndikoi në shkatërrimin e “Nëndetëses blu” në 2011.

Megjithatë, Supersport raporton se Takaj ka hequr dorë nga planet e tij për Dinamon, ndoshta edhe për vështirësinë e blerjes së klubit nga kryeqyteti.

Tani Takaj do të vijojë të mbajë Skënderbeun, gjithnjë nëse nuk ndryshon plan dhe merr ndonjë klub të vogël afër Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *