Skënderbeu, lajme të mira nga infermieria dhe rrotacion në Kupë

0

Pauza për ndeshjet ndërkombëtare nuk e ka ndërprerë punën te Skënderbeu. Skuadra e Orges Shehit vijon punën me rritme të larta, ndërsa lajme te mira kanë ardhur nga infermieria.

Sulmuesi Ardit Hoxhaj ka hedhur plotësisht pas shpine dëmtimin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të grupit. 24-vjeçari i kthyer nga huazimi te Flamurtari, ende nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë sezon me korçarët.

Një shans, Hoxhaj, por edhe lojtarët që kanë patur më pak hapësira, mund t’a kenë mesjavën e ardhshme. Më 12 shtator, Skënderbeu do të përballet me Veleçikun, në ndeshjen e turit të parë të Kupës së Shqipërisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.