Skënderbeu i pafat, Farka Volej tre pikë në Korçë me shans

0

 

Edhe për të rinj, po në Korçë, pas gati dy orë ndeshjeje ka fituar skuadra e Dritan Bardhit. Tek të rriturit korçaret kanë bërë ndeshjen e tyre më të mirë të këtij sezoni

Leonard Trebicka

Skënderbeu – Farka Volej 0-3

(24-26, 13-25, 25-27)

Skënderbeu: Haxhillari, Caci, Ndardhari, Pira, Musaka, Jatagani, Shishi (L)/Dhimitri, Beqiraj, Shëllira Trajner: A.Prifti

Farka Volej: Koçi, Deliu, O. Qepa, Metani, Bajrami, Mimani, Topçiu (L)/Bërdufi (L), Vllaçaj, Plaku, Xhajkone, E. Qepa. Trajner: D. Bardhi

Gjyqtarë: E. Mujo, E. Zenullari (Tiranë)

 

Ndeshja e djeshme mes Skënderbeut dhe Farka Volej, e parashikuar të startonte në orën 13:00, është luajtur një orë me vonesë, kjo për shkak të vonesës së përfundimit të ndeshjes për të rinj në volejboll, teksa Skënderbeu-Farka Volej përfundoi 2-3. Menjëherë pas përfundimit të këtij takimi startoi ndeshja tjetër mes po të dy skuadrave, por për të rritur, teksa duhet thënë se ka qenë një lojë e bukur dhe me ritëm në vetëm dy sete. Ndërkohë që në takimet e tjera korçarët e rrjetës kanë bërë paraqitje të dobët, dje kanë rivalizuar Farka Volej, por që tre pikët në fund i morën miqtë nga Farka. Seti i parë i ndeshjes fillon me avantazhin 2-1 për vendasit dhe më pas janë miqtë që kryesojnë 5-8, 10-12, 16-17. Pra diferenca ka qenë e ngushtë dhe Skënderbeu më pas merr kryesimin 22-21 dhe 23-22. Më pas rezultati barazohet në 24-24 dhe dy pikët e fundit i shënon Farka Volej duke mbyllur këtë set 24-26. Seti i dyti ishte pa shumë histori pasi miqtë kryesojnë nga fillimi në fund dhe për pasojë fitojnë lehtësisht 13-25. Edhe seti i tretë ka pamjen e setit të parë. Loja është e bukur dhe rezultati barazohet disa herë 5-5 dhe 10-10. Me pak pikë diferencë lëviz gjithçka deri në barazimin 24-24, ndërkohë që sërish rezultati barazohet në 25-25. Edhe në këtë set Farka Volej shënon dy pikët e fundit dhe në këtë mënyrë fiton krejt ndeshjen 0-3 duke siguruar tre pikë jo të lehta në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” dhe me plot gojë mund të themi që Skënderbeu ka qenë i pafat.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image