Skënderbeu fazë luksi në Marbella të Spanjës

0

 

Korçarët nga data 6-21 janar do të kryejnë fazën përgatitore në Spanjë në kushte më shumë se luksoze për një skuadër shqiptare

 

Është zbuluar vendi se ku kampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë fazën përgatitore dimërore. Ashtu si edhe në vitet e fundit bardhekuqtë do të jenë për 15-të ditë në Marbella të Spanjës, një vend luksoz për të zhvilluar një fazë dimërore në kushte të shkëlqyera, por edhe në temperatura vërtet të larta. 6-21 janar 2016 do të jenë ditët e qëndrimit të skuadrës kampione në Marbella, ndërkohë që duhet theksuar se grumbullimi i ekipit kampion do të fillojë të bëhet në datën 5 janar në resortin “Tropikal” në Durrës. Sipas drejtuesve të klubit kampion dhe veçanërisht presidentit Ardjan Takaj, ekipi do të jetë i gjithi në qytetin bregdetar pasi një ditë më vonë dhe pikërisht në datën 6 janar skuadra do të nisë udhëtimin drejt Spanjës. Menjëherë pas mbërritjes Josa dhe të tijtë do të zhvillojnë këtë fazë përgatitore, pasi janë plot 15 ditë qëndrimi dhe sipas stafit teknik do të jenë dy seanca në ditë që do të plotësojnë, plus edhe ndeshjet miqësore që kampionët do të zhvillojnë në këtë fazë luksi. Këto janë detajet e para që janë mësuar mbrëmjen e djeshme në lidhje me fazën përgatitore të Skënderbeut, ndërkohë që duhet theksuar edhe tjetra që po në Spanjë do të ketë edhe disa afrime, apo edhe ndonjë alrgim i mundshëm, pavarësisht se për largimet drejtuesit e Skënderbeut janë shumë të rezervuar, pasi do të bëhen publike vetëm kur gjithçka të jetë zyrtare. Tashmë në fokusin e largimeve janë emra të tillë si, Berisha, Jashanica, apo edhe Lilaj e ndonjë tjetër, por që me shumë gjasa e shumta mund të kemi edhe një ose dy largime. E rëndësishme për kampionët është që gjithçka është zyrtarizuar në këtë fazë dimërore dhe ndryshe nga të gjitha ekipet e tjera të kësaj superlige, Skënderbeu do të zhvillojë fazën dimërore në një vend komod siç është Spanja.

Miqësoret – Ndërkohë që vendi i startit të fazës përgatitore është caktuar tashmë dhe do të jetë Spanja, pritet që në ditët në vazhdim të zyrtarizohen edhe ndeshjet miqësore që pritet të zhvillojnë kampionët gjatë kësaj faze dimërore. Nuk ka ndonjë emër kundërshtari konkret, pasi duhet pranuar që është shpejt për të deklaruar një të tillë, por pritet që Skënderbeu të zhvillojë 5-6 ndeshje miqësore. Plot një vit më parë në muajin janar kampionët zhvilluan 6-të ndeshje miqësore me skuadra me emër në Europë, ndërkohë që pësuan katër humbje dhe fituan edhe dy takime, ku fitorja më e madhe ishte ndaj gjermanëve të Freiburg me rezultatin 1-0.

 

6-të miqësoret e luajtura

në Marbella vjet në janar

 

06 janar 2015 Skënderbeu-Klub Bruzh 0-5

08 janar 2015 Skënderbeu-Den Haag 0-2

11 janar 2015 Skënderbeu-Oostende 0-4

14 janar 2015 Freiburg-Skënderbeu 0-1

16 janar 2015 Ëehen-Skënderbeu 0-1

17 janar 2015 F. Dusseldorf-Skënderbeu 2-0

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image