Skënderbeu europian shpërngulet në Elbasan

Janë publikuar nga UEFA oraret për turin e tretë në kualifikureset e Europa League.

Skënderbeu do ta luajë takimin e parë kundër Mladas më 27 korrik në Republikën Çeke, në stadiumin “Mestski” të Mllada Boleslavit. Orari i fillimit të kësaj ndeshjeje është 18:00 dhe stadiumi 5000-vendësh ka kushte perfekte, ndryshe nga stadiumi i Skënderbeut.

Ndeshja e kthimit do të luhet më  3 gusht në Shqipëri, në  “Elbasan Arena”, në orën 20:00.

Kjo për faktin se stadiumi “Skënderbeu” në qytetin juglindor nuk i plotëson kriteret e UEFA-s.

Ndërkaq, Shkëndija do ta luajë ndeshjen e vajtjes ndaj Trakait në Vilnius të Lituanisë (18.30), ndërsa kthimin më 3 gusht në Strumica.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *