Skënderbeu e nis me Meshelenin, më pas Dinamo Kiev

0

Zbulohen tri miqësoret e para të kampionëve në Marbella të Spanjës. Kundërshtarë të denjë për një fazë luksi

 

Ndërkohë që prej ditësh të tëra është zbuluar vendi se ku do të zhvillohet faza përgatitore dimërore dhe data që do të qëndrojë Skënderbeu atje, dje janë zbuluar edhe kundërshtarët e parë në miqësoret e kampionëve. Siç dihet bardhekuqtë nga data 6 deri më 21 janar do të kryejnë një fazë përgatitore luksi në Marbella të Spanjës, ndërkohë që duhet theksuar se në këto ditë do të zhvillohen edhe gjashtë ndeshje miqësore. Tre të parat gazeta ka mundur t’i zbulojë gjatë ditës së djeshme, teksa duhet theksuar se njëra prej tyre do të luhet qysh në start, në datën 7 janar. Skënderbeu-Meshelen do të jetë përballja e parë e datës 7 janar, pra korçarët as 24 orë pas mbërritjes do të vihen përballë belgëve te Meshelenit. Këtë e pohojnë për gazetën edhe burime pranë klubit kampion, ndërkohë që dje janë mësuar edhe dy miqësore të tjera. Një tjetër kundërshtar është edhe ukrainasit e Dinamo Kiev, ekip që ka luajtur edhe vitet e kaluara ndaj Skënderbeu dhe që këtë fazë nuk është se ka ndonjë risi. Po ashtu një tjetër emër është edhe ekipi i dytë i gjermanëve të Shalke 04. Këto tre emra janë për momentin, ndërkohë që në ditët në vazhdim pritet të zbulohen edhe kundërshtarët e tjerë, pa thënë se kampionët do të kenë edhe ndonjë përballje tjetër me ndonjë emër të madh klubi europian. Dalëngadalë po plotësohen edhe risitë e fazës përgatitore në Marbella të Spanjës dhe sigurisht që një fazë kaq luksi e kanë zili të gjitha klubet e tjera të Superligës shqiptare, por që mundet ta bëjë vetëm Skënderbeu.

 

 

Tre miqësoret e para të zbuluara për Skënderbeun

07 janar 2015         Skënderbeu-Meshelen

?                         Dinamo Kiev-Skënderbeu

?                         Skënderbeu-Shakle 04 (II)

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here