Skënderbeu e Kukësi në presion, Teuta e Luftëtari i sfidojnë

Superiorja vijon marshimin. Sot luhet në Korçë dhe Gjirokastër. Skënderbeu pret Teutën e vendit të tretë dhe tani është nën presionin e Partizanit, që dje fitoi derbin me Tiranën dhe ka katër pikë më shumë se korçarët.

Sikurse kuptohet, fitorja është detyrim për skuadrën e Orges Shehit. Por nga ana tjetër Teuta është e fortë dhe do të ruajë pozicionon që ka në klasifikim, pse jo edhe të afrohet me kreun. Në Durrës ata i kanë shkaktuar humbjen e parë Skënderbeut dhe besojnë se mund t’ia dalin në Korçë. Grupin e kanë thuajse të plotë dhe do bëjnë gjithçka për të realizuar objektivin e tyre sot.

Kategoria Superiore – Java 15

E shtunë, më 1 dhjetor, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

SKËNDERBEU-TEUTA

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Guexh, Gripshi, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi

TEUTA: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Osmani, Beqja, Sidibe, Gashi, Kallaku, Kamara, Progni, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

GJYQTARË: Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Ilir Tartari, Orlando Kuka

DELEGAT: Millan Baci; Vëzhgues: Mikel Shestani

ÇMIMET E BILETAVE, SKËNDERBEU-TEUTA
Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë
Tribuna A, B – 400 Lekë
Tribuna C – 300 Lekë
Tribuna E, D – 200 Lekë
SHITJA: Biletat kanë dalë në shitje dhe mund t’i blini pranë biletarisë te stadiumi “Skënderbeu”

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/725452737824802/?type=3

Por para se të luhet në Korçë, do të jetë mbyllur takimi Luftëtari-Kukësi. Këto dy skuadra zbresin në fushë prej orës 14:00. Fitorja e Partizanit vë në presion edhe Kukësin, që nuk duhet të gabojë në këtë transfertë të vështirë. Nga ana tjetër edhe Luftëtari ka mundësinë të shkëputet edhe më shumë nga Tirana që renditet poshtë tyre në renditje.

Kategoria Superiore – Java 15

E shtunë, më 1 dhjetor, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

LUFTËTARI-KUKËSI

LUFTËTARI: Ruçi, Rapa, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rroca, Ymeraj, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

KUKËSI: Frashëri, Maliki, Qaqi, Cuculi, Zguro, Uilliam, Shkodra, Dzaria, Ethemi, Çyrbja, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

GJYQTARË: Kridens Meta, Egin Doda, Denis Agaraj, Olsi Sokoli

DELEGAT: Uvil Zajmi; VËZHGUES: Fiqiri Haxhiraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *