Skënderbeu e bëri punën ndaj Tiranës, Eni Imami për Besar Musollin: Jepi pra sot me Bylisin!

Eni Imami ka luajtur nga minuta e parë në ndeshjen e djeshme, ndërsa Skënderbeu arriti që të merrte barazimin 1-1 ndaj Tiranës. Mesfushori ka luajtur kundër ish-skuadrës, pasi më herët ka qenë pjesë e bardhebluve.

Ndërkohë emocionet e marra nga kjo përballje, i ka shprehur edhe në rrjetet sociale. “Ndjenjë e bukur dhe e çuditshme kur luan kundër ish-shokëve të skuadrës. Një ndeshje shumë e mirë nga Skënderbeu dhe të vazhdojmë përpara”.

Teksa Besar Musolli duartroket për këtë rrugë të hapur që i lihet Kukësit, që mund të shkëputet më tepër nëse mund Bylisin, Imami shkruan: “Jepini pra sot”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *