Skënderbeu “dhunon” Kukësin, hakmarrja shërbehet e ftohtë

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë: shprehje perfekte, që i shkon për shtat sfidës së sotme në Kukës, me Skënderbeun që fitoi 2-1 dhe bindi plotësisht ndaj Kukësit.

Edhe pse me mungesa të rëndësishme, Skënderbeu luajti një ndeshje të shkëlqyer, duke bindur edhe në aspektin e lojës, diçka që pak skuadra e bëjnë në Kukës, ku kundër është edhe fusha skandaloze.

Daja ka superstol, meqë ra fjala: Bruno Dita në pjesën e parë shënoi një gol të merituar për korçarët, por Kukësi barazoi me Bakajn, me një penallti shumë të dyshimtë. Për dreq, Skënderbeu në Kukës duket se e ka racion një vendim madhor kundër. Me dashje a pa dashje? Pak rëndësi ka, nuk vërtetohet dot asnjëra teori, dhe gjithashtu nuk dënohet ndonjë arbitër!

Megjithatë, pas polemikave, Skënderbeu uli kokën dhe rinisi të luante, duke dominuar në pjesën e dytë, derisa gjeti golin vendimtar, me Lilajn. Muzaka sërish vendimtar, duke fituar penalltinë pak minuta para përfundimit.

Kukësi? Zhgënjim total! Një skuadër që humbet çdo duel në mesfushë, që varet tmerrësisht nga Shameti, që nuk ka sulm dhe që është shumë larg lojës dhe përbërjes së sezonit të shkuar, duket qartë pse nuk i ngroh më tifozët, mjafton të shihje stadiumin gjysmëbosh.

Kategoria Superiore – Java 4

E hënë, 2 tetor, ora 14:00, “Zeqir Ymeri”, Kukës

Kukësi – Skënderbeu          1-2

Shënues: Bakaj 37′ pen. / Dita 31′, Lilaj 84′ pen.

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Alla, Hoxha, Imami (Ethemi 90′), Guri, Musolli, Kërkotiç, Kale, Bakaj (Zeqiri 46′), Alijev (Shtubina 72′). Trajner: Mlladen Milinkoviç

Skënderbeu: Shehi, Mici (Radas 63′), Jashanica, Aliti, Vangjeli, Muzaka, Dita (Sahiti 69′), Lilaj (Gripshi 90’+3), Taku, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Karton i verdhë: Elton Kale 76′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Ergin Doda, Denis Rexha, Endrit Veseli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *