Skënderbeu buzëqesh, UEFA ndryshon një detaj të rëndësishëm në kupat e Europës

Prej verës së ardhshme, do të kemi një sistem të ri të koeficienteve për klube: skuadrat do të gjykohen individualisht (bie kështu kuota e përfaqësimit si komb për koeficientin invidiual të klubeve, përveç rasteve kur koeficienti është nën 20% të koeficientit të federatës).

Për të përllogaritur koeficientin, duhet të konsiderohen edhe sukseset në historinë e kompeticionit (jepen pikë për titujt precedentë europianë me një sistem të vendosur nga UEFA Champions League dhe UEFA Europa League). Ndërkaq, një tjetër aspekt që intereson, jo pak, ka të bëjë me ekonominë: shpërndarja financiare për klubet do të rritet në mënyrë domethënëse për dy kompeticionet. Sistemi i ri i shpërndarjes së parave, i përbërë nga katër kolona (kuota e nisjes, rezultatet e kompeticionit, koeficientet për klubin dhe market pool), do të shohë të fitojnë më shumë ekipet me paraqitje sportive, ndërsa do të ulë shumë kuotën relative me market pool.

Skënderbeu – Hapi tjetër i rëndësishëm qëndron  me faktin se tashmë një klub s’do të shortohet në sajë të koeficientit UEFA të kampionatit, por sipas ecurisë dhe performancës së tij në kupat evropiane. Skuadra korçare aktualisht ka një koeficient 6.825, në vend të 204-t, duke lënë poshtë shumë skuadra të tjera. Kjo në sajë të arritjeve, si kualifikimi në grupet e Europa League, para dy vitesh. Kukësi e ka aktualisht 4.575, në vend të 276, ndërsa Partizani dhe Tirana respektivisht 3,075 dhe 1,825. Sa i përket Teutës dhe Laçit, 2,075 dhe 2,325. Ekipet e tjera shqiptare, si Flamurtari, 2,075.

Praktikisht, nëse kalon edhe Mlada Boleslavin, Skënderbeu do të shohë këtë koeficient të rritet edhe më shumë dhe do të peshkojë tashmë klube shumë herë më të lehta, në zonën Champions League, nëse shpallet kampion, që do t’i japin mundësi të ecë më gjatë dhe të sigurojë paralelisht edhe ture në Europa League. Mjafton të shkojë te turi i tretë në Champions League dhe ka siguruar play-off të Europa League. Aktualisht, Shqipëria ka një koeficient 7,0 sa i përket renditjes UEFA, praktikisht vetëm 0,2 pikë më shumë se sa Skënderbeu, që mban barrën më të madhe dhe penalizohet nga paraqitjet e dobëta të shumicës së klubeve shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *