Skënderbeu bën autokritikë, gjysmëfinalet në ‘xhep’

Humbja ndaj Luftëtarit në Gjirokastër fundjavën e shkuar duhej harruar sa më shpejt dhe Skënderbeu ka reaguar menjëherë, sepse sot ka fituar 2-0 në Durrës, në çerekfinalen e vajtjes së Kupës së Shqipërisë.

Një ndeshje shumë e mirë për Skënderbeun, që bëri gjithçka në mënyrë perfekte, pa vuajtur shumë nga mungesat, duke nisur nga Radas e Ali Soue.

Në minutën e 23-të erdhi rasti i parë për të shënuar por Sabien Lilaj gaboi nga pika e bardhë, për herë të parë në këtë sezon.

Megjithatë, 12 minuta më vonë Xhejms Adeniji shënoi për Skënderbeun dhe aty Teuta u dërrmua moralisht.

Edhe pse në vazhdim loja ishte e hapur dhe Teuta ushtroi shumë presion, Skënderbeu kontrolloi mirë ndeshjen dhe sërish Xhejms në minutën e 75-të mbylli sfidën. Gol i artë, sepse kualifikimi është thuajse i sigurt, me Teutën që në fakt nuk kishte ndonjë shpresë të madhe në kupë dhe mendjen e ka te kampionati.

Kupa e Shqipërisë

1/4-at finale, vajtje

E mërkurë, 31 janar, ora 14.00

TEUTA – SKËNDERBEU     0-2

Shënues: Xhejms Adeniji 35?, 75?

(Lilaj ka humbur 11-metërsh në mintën e 23-të)

Teuta: Moçka, Gjorgjievski, Hrkaç, A. Bilali, Alhasan, Hila, Mustafov (Shehi 82?), Çyrbja, Karimi (Hugo 48), Beqja (Peqini 77?), Latif. Trajner: Stavri Nica.  Të gatshëm: Kastrati, Kruja, Shkalla, Vila.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli (Dita 78?), Aliti, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga (Krasniqi 82?), Lilaj, Gavazaj, Xhejms (Gripshi 79?), Vila. Trajner: Ilir Daja.  Të gatshëm: Teqja, Mara, Muzaka, Demte.

Kartonë të verdhë: Çyrbja 38?, Hila 88?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *