Skënderbeu, 50% e të ardhurave nga biletat për Artur Lekbellon

0

Një vendim për t’u vlerësuar, siç u ka hije kampionëve. Drejtuesit e klubit “Skënderbeu”, me në krye presidentin Ardjan Takaj, kanë vendosur që 50% e të ardhurave, që do të mblidhen nga shitja e biletave të ndeshjes së sotme me Tiranën, të shkojnë për Artur Lekbellon, ish-lojtarin e Tiranës dhe Kombëtares, i cili vuan nga një problem shëndetësor dhe ka nevojë për ndihmë. Klubi korçar është solidarizuar menjëherë me ish-futbollistin e njohur dhe ka marrë këtë iniciativë për ta ndihmuar atë financiarisht. Presidenti Takaj nuk është menduar dy herë, por ka shprehur gatishmërinë e tij në këtë rast, pasi mësohet se ka njohje direkte me Lekbellon, madje edhe ka luajtur me të. Ai vendosi t’i vijë në ndihmë Arturit në këtë moment të vështirë.

Vendimi është bërë publik dje në mesditë, nga faqja zyrtare e Skënderbeut në “Facebook”, ku shkruhej: “Bordi drejtues i klubit, me në krye presidentin Ardjan Takaj, pasi janë njohur me gjendjen e rëndë shëndetësore të Artur Lekbellos, ish-lojtar i Kombëtares, Tiranës dhe Arisit, ka vendosur që 50% e të ardhurave nga shitja e biletave të ndeshjes Skënderbeu-Tirana, që do të zhvillohet nesër (sot), të shkojnë për kurimin e Arturit. Klubi i futbollit “Skënderbeu” fton të gjithë faktorët sportivë në vend të sensibilizohen me Lekbellon. Ne nuk mund t’i ndihmojmë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojmë një!” Një nismë domethënëse, që vjen kjo nga Korça, aq më tepër që përballja e sotme luhet ndaj Tiranës, ekipit, ku ka luajtur vite më parë edhe Artur Lekbello.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here