Skënderbeu, 3 vite pa fitore në “Niko Dovana”

0

 

Në 9 vitet e fundit, përballjet Teuta-Skënderbeu  flasin për durrsakët. Skënderbeu ka një bilanc negativ dhe duhet theksuar se ka 3 vjet që nuk fiton në stadiumin “Niko Dovana”. Në 10 takimet e fundit, Teuta e ka mundur 4 herë Skënderbeun në Durrës, ndërkohë që bardhekuqtë kanë fituar vetëm 2 herë dhe 4 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Fitorja e fundit e Skënderbeut daton më 21 tetor të vitit 2012, me rezultatin 0-2. Në atë ndeshje shënonin Pejiç dhe Tomiç. Këtë sezon, të dy ekipet i kanë fituar ndeshjet në shtëpi në dy fazat e para. Për t’u veçuar është ajo humbje e fazës së parë e Skënderbeut në Durrës, 2-0. Ndeshje e cilësuar si më dobëta e kampionëve në këtë sezon. Peposhi dhe Krasniqi shënuan në portën e Shehit.

10 ndeshjet e fundit Teuta-Skënderbeu

14.09.2014 Teuta-Skënderbeu         2-0

26.04.2014 Teuta-Skënderbeu         2-1

17.02.2014 Teuta-Skënderbeu         1-1

21.10.2012 Teuta-Skënderbeu         0-2

23.10.2011 Teuta-Skënderbeu         0-0

29.11.2010 Teuta-Skënderbeu         2-0

25.04.2010 Teuta-Skënderbeu         0-0

01.11.2009 Teuta-Skënderbeu         2-0

25.11.2007 Teuta-Skënderbeu         0-2

14.01.2006 Teuta-Skënderbeu         1-1

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here