Skënderbeu, 3 fazat e para me gjuhën e shifrave

0

 

Sa minuta janë aktivizuar të gjithë futbollistët e skuadrës kampione, kartonët e shumtë, golat dhe gjithçka që ka ndodhur në 27 javët e deritanishme të Superligës

 

Leonard Trebicka

 

Skënderbeu i ka mbyllur si kryesues tri fazat e para të Superligës, duke grumbulluar 57 pikë. Në fakt, ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon skuadra kampione në fuqi ka grumbulluar mesatarisht 2.1 pikë për ndeshje. Në fazën e parë, trajneri Josa dhe të tijtë grumbulluan 15 pikë, kurse në dy fazat e tjera nga  21 pikë. Skënderbeu ka arritur të fitojë 17 ndeshje, 4 fazën e parë, 7 në fazën e dytë dhe 6 në të tretën. Bardhekuqtë kanë 6 barazime, 3 në fazën e parë dhe po 3 në të tretën, ndërkohë që në fazën e dytë nuk kanë shënuar asnjë “x”. 4 humbjet e Skënderbeut kanë ardhur 2 në fazën e parë dhe 2 në të dytën, ndërkohë që në fazën e tretë djemtë e Josës nuk e kanë provuar shijen e saj. Për golat e shënuar, 38 gjithsej, 9 janë shënuar fazën e parë, 17 në fazën e dytë dhe 12 në të tretën. Golat e pësuar janë vetëm 12, të ndarë 4 në të parën, 5 në të dytën dhe 3 në të tretën. Me këtë bilanc Skënderbeu ka marrë komandën e kampionatit vetëm një javë para mbylljes së fazës së tretë. Pa dyshim që është një bilanc më i mirë se i ekipeve të tjerë.

Për minutat e aktivizimit për çdo lojtar, Orges Shehi pa dyshim që është njeriu i rekordeve, teksa ka luajtur minutat e plota, plot 2430, duke mos u ulur asnjë sekondë në stol. Pas tij vijnë dy lojtarë të mbrojtjes, Renato Arapi dhe Kristi Vangjeli. Mbrojtësi i ri Bruno Lulaj është futbollisti që ka luajtur më pak minuta, vetëm 36 minuta, ndërkohë që lojtarët që nuk janë aktivizuar asnjë minutë janë portieri i dytë, Erjon Llapanji, Ademir Souza dhe nigeriani Isa Jamiu Olalekan. Në 3 faza, trajneri Josa ka aktivizuar 22 futbollistë.

 

Minutat e lojtarëve

Orges  Shehi    2430 minuta

Renato Arapi    2340

Kristi Vangjeli 2147

Sabjen Lilaj    2125

Marko  Radas    2114

Gerhard Progni  1986

Bledi   Shkëmbi 1948

Bernard Berisha 1792

Tefik   Osmani  1396

Dhiego  Martins 1359

Peter   Olayinka 1258

Bakary  Nimaga   1146

Fatjon  Sefa     968

Leonit  Abazi    919

Bajram  Jashanica 648

Andi    Ribaj     544

Enkel   Alikaj    491

Amarildo Dimo     345

Aco     Stojkov   253

Markoni Souza     187

Liridon Latifi    115

Bruno   Lulaj     36

 

Rekord kartonësh

58 të verdhë dhe 8 të kuq

Skënderbeu ka një rekord negativ, që lidhet me kartonët e

verdhë. Ndoshta si asnjë skuadër tjetër e Superligës, futbollistët kampionë numërojnë gjithsej 66 kartonë, 58 kartonë të verdhë dhe 8 të kuq. Shifra vërtet të larta, pasi mesatarisht korçarët kanë marrë 2.4 kartonë për ndeshje. Rekordmeni i ndëshkimeve është kosovari Bernard Berisha, me 7 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq. Vangjeli, Shkëmbi dhe Lilaj vijnë menjëherë pas tij, me 1 karton më pak se mesfushori kosovar. Nga radhët e korçarëve janë ndëshkuar 17 futbollistë, ku të kuqin e kanë provuar Berisha, Vangjeli, Shkëmbi, Lilaj, Radas, Markoni, Peter dhe Martins.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image