Skënderbeu, 100 mijë euro shpërblim për “kokën” e Dinamos

Në rast kualifikimi ndaj Dinamos së Zagrebit, lojtarët e Skënderbeut do të përfitojnë aq sa dy kualifikimet e fundit bashkë, ndaj Kairatit dhe Mladës. Presidenti Takaj nuk kursehet

Lojtarët dhe stafi i Skënderbeut do të shpërblehen me 100 mijë euro, nëse arrijnë të kualifikohen në fazën me grupe të Europa League. Kjo do të thotë se “koka” e Dinamos së Zagrebit vlen sa
Kairati dhe Mlada së bashku bashkë, pasi kujtojmë që për eliminimin e tyre presidenti Ardjan Takaj kishte vënë nga 50 mijë euro shpërblim. Tani e ka dyfishuar shumën, sepse është shumë më e vështirë, ndërkohë që përfitimet financiare në rast të kalimit në grupe do të jenë shumë më të mëdha.

Lajmin për premion prej 100 mijë eurosh në rast të kalimit të Dinamos së Zagrebit e konfirmojnë për gazetën burime pranë presidencës korçare. Deri tani, pra për kalimin e tre tureve të para të Europa League, Skënderbeu ka arkëtuar plot 920 mijë euro, një shumë e konsiderueshme. Presidenti Takaj tha pas kualifikimit ndaj Mladës se suksesi i vërtetë është kalimi në grupe, ndaj dhe ka menduar ta motivojë grupin e futbollistëve me këtë shpërblim të majmë. Nuk janë pak 100 mijë euro, ndërkohë që 100 mijë të tjera janë futur tashmë në xhep nga bardhekuqtë. Sigurisht që për futbollistët e Skënderbeut do të kenë një motv ekstra, përtej dëshirës për suksesin sportiv. Deri më 17 gusht, kur luhet ndeshja e parë me kroatët, presidenti Takaj do të komunikojë disa herë me të tijtë dhe do të diskutohet edhe për shpërblimin, natyrisht. Numri 1 i klubit korçar ka qenë në juglindje ditët e fundit dhe është takuar me disa nga “senatorët”, siç janë Shehi, Osmani dhe Muzaka, por edhe me të tjerë, duke dashur ta rritë sa më shumë adrenalinën në radhët e skuadrës para një transfertë shumë të vështirë si ajo me Dinamon e Zagrebit.

BONUSI – Nga ana tjetër, klubi korçar pret edhe fjalën e FSHF-së në lidhje me një bonus prej 100 mijë eurosh, që ajo ia ka dhënë Kukësit pak vite më parë për të njëjtin sukses. Tani edhe korçarët presin të shpërblehen me një shumë të tillë, që është fiks sa shuma e akorduar nga presidenti Takaj si shpërblimin për kualifikimin në grupet e Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *