Skënderbe me mungesa, Shehi zgjedh 11 “luftëtarët”

Kampionët e Skënderbeut e nisin mbrojtjen e titullit nga shtëpia. Korçarët presin prej orës 19:45 Partizanin dhe pritet një ndeshje mjaft e luftuar. Objektivi i bardhekuqve janë tre pikët dhe djemtë e drejtuar nga Orges Shehi do bëjnë maksimumin për të triumfuar.

Për këtë takim korçarët nuk janë të plotë, pasi mungojnë tre lojtarë për shkak dëmtimesh. Nuk ishin as në finalen e Superkupës kundër Laçit. Sulmuesi Ardit Hoxhaj dhe mesfushori Bakari Nimaga vijojnë me seancat rikuperuese. Por probleme ka edhe për Emiljano Vilën. Durrsaku nuk do të jetë kundër ish-skuadrës së tij.

Gjithsesi për Shehin nuk mungojnë alternativat dhe në fushë do të ketë një formacion konkurrues. Nuk priten ndryshime nga ndeshja me Laçin dhe pritet që Skënderbeu të jetë i rreshtuar si më poshtë:

SKËNDERBEU (4-4-3): Teqja – Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi – Dita, Muzaka, Demte – Bregu, Gripshi, Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *