Skënderbe fantastik, dalje me nder nga Europa!

0

Duhej një paraqitje e madhe dhe ajo erdhi: Skënderbeu mundi sot 3-2 Dinamon e Kievit, duke bërë një figurë të shkëlqyer, edhe pse nuk mjaftoi, pasi vendi i dytë është i paaritshëm.

Një ndeshje e bukur në “Elbasan Arena”, ndihmuar edhe nga fakti që Dinamo e Kievit nuk luante ndeshjen e jetës, sepse e ka siguruar kualifikimin dhe luante pa shumë titullarë.

Nuk ishte e thjeshtë, gjithsesi, për Skënderbeun, sepse Dinamo shënoi në minutën e 16-të me Cigankov, ndërkohë që stadiumi oshtinte nga një grup tifozësh ukrainas, që ishin pjesë e delegacionit mik.

Vetëm 2 minuta zgjati avantazhi vendas, sepse Lilaj barazoi me një gjuajtje nga distanca, ndihmuar nga një devijim. Pjesa e parë nuk pati më gol, edhe pse Dinamo goditi një traversë dhe rrezikoi në shumë raste.

Pjesa e dytë solli kthesën e madhe, sepse në minutat 52 e 56 Xhejms dhe Soue gjetën golat e fitores së parë në fazën e grupeve për këtë edicion. Më pas administrim i kujdesshëm, derisa Rusin rihapi gjithçka me golin në minutën e fundit të kohësh së rregullt. Pesë minuta ankth, por Skënderbeu u mbajt mirë.


Festë pas ndeshjes, jo e plotë, sepse Partizani i Beogradit fitoi dhe është kualifikuar, por gjithsesi suksesi i sotëm vlen krenari dhe 360.000 euro. Nëse duhej një provë tjetër që Skënderbeu është klub evropian, erdhi sot.

E enjte, 23 nëntor 2017, ora 21:05, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Skënderbeu – Dinamo Kiev         3-1

Golat: Lilaj 18?, Xhejms 53′, Soue 56′ / Cigankov 16′

Skënderbeu: Shehi, Radas, Aliti, Vangjeli, Mici, Osmani (Nimaga 69′), Muzaka, Lilaj, Gavazaj (Taku 72′), Xhejms, Soue (Dita 90′). Trajner: Ilir Daja

Dinamo Kiev: Bushçan, Shepliev, Morozuk, Moraes, Cigankov , Korzun (Shaparenko 60?), Pivariç, Kaçeridi, Besedin, Kadar, Kedziora (Rusin 71′). Trajner: Alrksandër Haskeviç.

Gjyqtarë: Oliver Drakta, Roland Brandner, Stefan Kuehr (Austri).

Karton i verdhë: Radas 78;, Xhejms 90′ / Bushçan 90′

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image