Skënderbe, a më thua si ndihesh?

1

Në faqen e gazetës në Facebook ka ardhur një mesazh, që është një letër e hapur nga një tifoz vlonjat, drejtuar atyre të Skënderbeut…

“Jam vlonjat, automatikisht anti-korçar. Dihet pse, nuk e ka harruar askush vitin 2011. Ishte edhe më keq se tani, ishte shteti në shërbim të Skënderbeut, për një palo zgjedhje.

Duhej të gëzoja dje, kur pashë Skënderbeun të përdhunohej në Kukës. Jo, nuk u gëzova, thjesht m’u shtua zhgënjimi. Ky vend nuk ndryshoka kurrë, qenka njësoj si para ca vitesh. Kur ia vjedhin kampionatin edhe Skënderbeut, kot që shkojmë në stadium, mendova.

Ishte një Jorgji, Jorgji, emër i njohur, sidomos në Korçë e Vlorë. U bë VIP si papritur, aty nga viti 2011, duke bërë pro Skënderbeut ato që bëri dje ndaj Kukësit. Nuk i thanë kurrë një fjalë të keqe, përkundrazi. U bë arbitër i FIFA-s, edhe pse në një Besa-Laçi la nam, anuloi penalltinë se u fut dikush në zonë gjatë gjuajtjes.

Çorbë e prishur, Skënderbe, apo jo? Kushedi si ndiheni tani, aty në Korçë. Ulërinin vlonjatët para ca vitesh, qeshnit nëpër rrjete sociale, kujt i plaste për qaramanët e Vlorës. Qeshte edhe FSHF-ja me Dukën, se Skënderbeu kishte investuar shumë, e meritonte, ashtu si Safet Gjici sot.

Mos u mërzitni, korçarë, ka edhe më keq. Mund të ishit vlonjatë, nuk do kishit parë ditë të bardhë dekadën e fundit. Por më thoni si ndiheni, kur të vjedhin ditën me diell? Kur të thonë: Të vjedhim dhe nuk na plas fare që ke punuar giithë vitin, që ke super lojtarë, klub modern e petk kampioni?

Do thoni ju: po ti vlonjat, si ndihesh? Shumë keq, Flamurtari im tani me zor qëndron në kategori e fajin e kemi vetë… Por, sikur të kishte pak drejtësi në 2011, ndoshta Takaj do të ishte vlonjat tani, Salihi e Latifi do të luanin në Vlorë, titujt do vërshonin nja 2-3 vjet. Ndoshta…

SHPËRNDAJE

1 KOMENT

  1. TE NDERUAR GAZETARE TE SPORT EKSPRES MOS VINI BARAZIMIN NDERMJET 2011 KUR VLORA HUMBI KAMPIONATIN ME MASAKREN E KUKSIT. PSE ? NE VITIN 2011 VLORA E KISHTE KAMPIONATIN NE DORE TE VET POR NUK U PERKUSHTUA NE FUSHE POR NE LLOGJE MEDIASH. JU KUJTOJ NJE FAKT, NE DURES KRYESONTE VLORA DHE DURRESI ME 10 LOJTARE E BARAZON ! PO ASHTU EDHE NE NDESHJET E TJERA KERKOI JOREZULTAT NE FUSHE POR NE TAVOLINE PERPLASJE DIREKT ME SKENDERBEUN NUK PATI. !!!???
    SIVJET MASAKRA QE DIREKTE DHE PA MESHIRE KUSH E BERI KJO DUHET ZBULUAR NGA JU NQS JU DHEMB FUBOLLI DHE JO TE KERKONI DENIME SE DI PER INTERES TE KUJT BAZUAR NE ALUDIME TE NJE BERBERI IRLANDEZ APO NJE PARULLE INATCORE TIFOZESH.
    NA KA MARE MALLI TE SHKOJME NE STADIUM SEPSE LOT SKENDERBEU ME LACIN DHE TIFOZET NUK LENE GJE PA ISHARE P.SH. PARTIZANIT PER VETE RIVALITETIN E KRIJUAR KJO NE GJITHE STADIUMET, POLICE QE BEJNE SEHIR DHE QURASHE ME SHISHE ME PIJE ALKOLIKE QE BEJNE GANGON. DERI KUR ?
    TIFOZ JAM I SKENDERBEUT SI KORCAR I VJETER QE JAM DHE NQS VERTET KA TRUKUAR DUHEN MASA DRASTIKE PER EKIPIN DHE ATA QE I KANE BERE ATO POR JO VETEM PER KORCEN. PARTIZANI QE TRUKON ME LACIN, TIRANA ME KUKSIN DHE TE GJITHE BASHKE NE NJE CANAK DHE TANI PER TE SHPETUAR B… E DUKES KERCEN PERPJETE ETIKA DHE CA PIRAVECE TE DENOHET SKENDERBEU!!! CILI FAKT AKUZE ESHTE VERTETUAR? PSE DHE DICKA QE ARIJME DUAM TA SHKATEROJME?
    KETO PYETJE ANALIZONI DHE INVESTIGONI BOLL ME OPINIONE SIPAS HUMORIT DHE MIDESE SE SEJCILIT.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here