“Skënder Gega të mos kthehet tani te Partizani”, analiza e Roland Luçit: Ilir Daja mund ta marrë Kombëtaren

Nga Klaudio Ndreca

Roland Luçi është një figurë e njohur e futbollit në Shqipëri, ndërsa ka bërë një analizë të situatës së fundit. Duke u ndalur edhe te Partizani, ndërsa shprehet se nuk ia këshillon rikthimin Skënder Gegës në këto momente. Kjo pasi ekipi ka ndryshuar shumë që nga koha e titullit dhe për këtë arsye dështimi për të përsëritur sërish të njëjtin sukses do ta dëmtonte shumë figurën e këtij trajneri. Ndërsa kur flitet për një teknik shqiptar që të drejtojë Kombëtaren, Luçi shprehet se Ilir Daja i ka të gjitha aftësitë për të marrë një detyrë të tillë në intervistën e dhënë për “Fax Sport”.

“Partizani ishte i etur për sukses dhe e arriti me Skënder Gegën. Ishte një ndër faktorët që u arrit te suksesi dhe menjëherë të largohet, është e pakuptueshme. Por që të kthehet në këto kushte, do të ishte një lojë e rrezikshme për personalitetin e tij.

Nëse do të flisja unë me Gegën, do t’i thoja që të mos vinte në këtë momente, pasi rreziku i dështimit është i madh pasi ekipi ka rrëshkitur që në momentin që e ka lënë. Tifozët e presin që ta shpallë sërish kampion, por në këto kushte është e vështirë. Një trajner shqiptar te Kombëtarja? Pse jo! Mund të përmendim shumë emra, që kanë dalë kampion me ekipet e tyre. Përshembull kemi Ilir Dajën, që është profesionist i suksesshëm. Këtë jam duke veçuar tani, por ka edhe të tjerë”, ka thënë Roland Luçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *