Skënder Gega do të “tradhëtojë” Partizanin? Zërat për Tiranën dhe foto që flet shumë

Teksa te Tirana jemi ende në atë periudhën e krizës ku po përfliten pafundësisht për emrat e rinjë të trajnerëve që mund të marrin bardheblutë, në skenë doli edhe Skënder Gega. Nëse marrëveshja do të arrihej, padyshim që te tifozët e Partizanit do të cilësohej si një “tradhëti” nga njeriu që i riktheu titullin kampion.

Për më tepër që u largua edhe për arsye personale, ndërsa rikthimi te Tirana si trajner në Superiore, do të shkaktonte jo pak polemika. Por një foto e postuar së fundmi nga rrjetet sociale sa i përket Skënder Gegës flet qartë. Atje shihet edhe aeroporti ndërsa është tekniku është nisur në fluturim për t’iu ribashkuar familjes në Amerikë si për të shuar këto zëra. /Sport Ekspres/