Skenari i pabesueshëm, në horizont finalja mitike midis Mesit e Ronaldos

0

Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës, pati një risi nga vitet e shkuara. Pasi nuk përcaktoi vetëm përballjet e çerekfinaleve të Champions-it, por edhe kombinimet për gjysmëfinalet.

Fituesi i çiftit Totenhemi – Mançester Siti do të ndeshjet në finale me fituesin e çiftit Ajaks – Juventus, ndërsa e anasjellta për përballjet midis Mançester Junajtid e Barcelonës dhe Liverpulit e Portos.

Kështu i hapet rrugë një skenari që të gjithë do të donim ta shihnim. Përballja në finale e Ronaldos dhe Mesit. Do të ishte e dyta herë pas finales së 2009-ës, kur “pleshti” ngriti trofeun me Barcelonën para syve të portugezit.

Gjithsesi për të shkuar deri në atë përballje “mitike”, skuadrat e të dy legjendave të këtij sporti dihet të kalojnë kundërshtarët e radhës në çerekfinale e më pas gjysmëfinale.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.