Skena prekëse, tifozët e Ajaksit mblidhen para shtëpisë së futbollistit fatkeq

0

Tifozët e Ajaksit u mblodhën të enjten jashtë shtëpisë së futbollistit të pafat Abdelhak Nuri, duke treguar mbështetjen e tyre në këtë moment delikat për futbollistin dhe familjen e tij.

20-vjeçari me origjinë marokene mbeti i shtrirë në fushë në një miqësore para pak ditësh në Austri dhe është diagnostikuar me dëmtim të rëndë në tru, pas një aritmie kardiake.

Mijëra tifozë mbanin parulla dhe këndonin “Api”, ndërsa të pranishëm ishin edhe lojtarët e ekipit të parë të Ajaksit, që takuan familjen e djaloshit të pafat.
Skena prekëse, lot për familjarët e Nurit, ndërsa vëllai i ti Abderrahim shprehu mirënjohjen e familjes së tij ndaj lojtarëve dhe tifozëve, duke evidentuar faktin se u bënë bashkë myslimanë e jo myslimanë, tifozë të Ajaksit dhe Fejenordit, të bardhë apo të zinj, duke lënë mënjanë çdo lloj ndasie.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here